Sarkozi-Tadiçit: Bashkëpuno me Kosovën
Paris -Gjatë takimit me presidentin serb Boris Tadiç, presidenti francez Nicola Sarkozy, ka kërkuar bashkëpunimin e Beogradit me Prishtinën, për në kapjen e kriminelëve serbë të luftës të cilët ende gjenden në arrati, njofton AP. Menjëherë pas takimit, Tadiç ka deklaruar se kur bëhet fjalë për Kosovën janë konfirmuar dallimet e njohura.
"I kam thënë Presidentit Sarkozi se për Serbinë është më se e dhimbshme që aleati i vjetër dhe miku i Serbisë siç është Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës", citojnë mediat serbe, presidentin e tyre. Tadiç ka theksuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e të drejtave të saj "legjitime" dhe se do të vazhdojë të luftojë për ruajtjen e integritetit të saj me përdorimin e mjeteve legjitime juridike dhe diplomatike, duke shtuar se "Serbia duke lëvizur këtë çështje nga domeni i sigurisë dhe politikës në terrenin e së drejtës, i ka dhënë një kontribut të madh stabilitetit të tërë rajonit".
Ndërsa në komunikatën e Pallatit të Jeliseut theksohet se Franca mbështet procesin e integrimit të Serbisë, dhe se në rend dite kanë qenë tema të tjera, siç është stabiliti rajonal, situata në Kosovë dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik mes Francës dhe Serbisë.