E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj Viti 2012 - Viti vendimtar evropian per Kosoven

DW Nga takimi qe patet me ministrin Westewelle cfare do te veconit zoti Hoxhaj nga biseda cfare ju premton Gjermania ne kete fillim viti te ri 2012 dhe cfare prisni ju nga qeveria gjermane ne kete kohe

Hoxhaj Per ne eshte shume e rendesishme qe vitin 2012 ta shnderrojme si nje vit vendimtar per nje Kosove evropiane. Prandaj edhe qellimi i vizites sime ne Berlin ka qene qe pervec takimeve te karakterit bilateral ne fushen e ekonomise tregtise arsimit shkences apo kultures ne ta fitojme shtetin gjerman ne rrugen tone te integrimit evropian. Liberalizimi i vizave dhe vendosja e marredhenieve institucionale mes Kosoves dhe institiucioneve perkatse te Bashkimit Evropian jane prioritetet tona qe i kemi pasur ne vitin 2011 ndersa tani ka qene ideja ime qe Kosova kete vit te nenshkruaje marreveshjen e asociim-stabilizimit e cila vertet do ta bente Kosoven nje shtet i cili do te kishte mundesi te mirefillta ne rrugen e saj evropiane dhe kjo ka qene pjesa kyc e bisedes. Natyrisht qe ne biseduam per situaten ne veri te vendit per shperberjen e strukturave paralele per integrimin e kesaj pjese te Kosoves me pjesen tjeter te Kosoves dhe me institucionet e Kosoves. Por kemi biseduar edhe per ate qe te kemi kontributin e Gjermanise ne rritjen e numrit te njohjes te pavaresise se Kosoves nga vende dhe institucione apo organizata nderkombetare si ato politike ekonomike financiare dhe po ashtu ne ato sportive.

DW Nese pretendoni te thithni sa me shume investitore gjermane ne Kosove per te cilet edhe vete minstri Westewelle foli ne konferencen per shtyp ju cfare u ofroni atyre A kane kushtet e duhura atje

Hoxhaj Mendoj se ka pakez vende qe kane nje popullate te re sic e ka Kosova e cila ka nje dinamike te jashtezakonshme me nje qasje optimiste ndaj botes. Ne te njeten kohe rinia eshte e kualifikuar ne menyre te mirefillte qe te ushtroje pune te ndryshme. Se dyti situata ne aspektin e sundimit te ligjit eshte shume me mire ne Kosove sesa ne vendet e tjera te rajonit. Sundimi i ligjit ne Kosve ushtrohet edhe nga vendoret edhe nga nderkombetaret. Se treti Kosova ka nje kornize ligjore qe mbron investimet dhe nje politike fiskale e cila eshte me e favorshme sesa ne vendet e tjera te rajonit. Keshtu qe duke pasur parasysh keto rrethana investimet gjermane ne Kosove do tia mundesonin dhe do tia lehtesonin cdo investitori qe te vinte e te realizonte bizneset e tij duke u qasur keshtu ne nje treg ballkanik i cili eshte i madh ne numer dhe per shkak te pozites startegjike qe ka Republika e Kosoves gjeografise se saj rruget pra infratsruktara qe e lidh edhe me shtetet e tjera eshte shume vendimtare.

DW Kosova eshte nje shtet i ri. Pa pervoje dhe qe ka nevoje te konsolidohet ende. Megjithate ka edhe nje privilegj te madh qe edhe pse shtet i ri aspiron per ne BE. Si e vleresoni ju nje hap te tille Pra a mendoni se ka baze qe ky vend te futet ne familjen e madhe te BE-se

Hoxhaj Mund tju them se ne vitin 2008 ka pasur nje studim i cili u be nga Komisoni Evropian. Pra se sa Kosova eshte ne gjendje te perfshihet ne proceset kyc te integrimit evropian. Studimi qe u be ne ate kohe nga Komisioni Evropian ka qene shume pozitiv. Ne 2011 ne patem publikimin e raportit te progresit i cili po ashtu konstatoi nje progres te fuqishem ne fushat kryesore. Une mendoj se eshte shansi i fundit qe Kosoves ti jepet ndihma per marrjen e liberalizimit te vizave qe kjo tu jape shansin qytetareve te Kosoves te levizin te lire dhe pa viza ne Evrope sikurse 50 milione qytetare te tjere te Ballkanit. Eshte shansi i fundit qe Kosova te mos mbetet nje vend i harruar dhe nje popull i harruar prandaj edhe vendosja e marredhenieve institucionale me Bashkimin Evropian eshte e rendesishme dhe celesi kryesor. Vetem hartimi i nje udherrefyesi te mirefillte dhe nenshkrimi i nje marreveshje te stabilizim asociimit do te ishte kornize e mirefillte per integrimet evropiane te Kosoves. Kjo mundesi duhet ti ofrohet Kosoves dhe vetem ne kete forme ne mund te kemi nje proces efikas integrues i cili do ta refomoje do ta ndryshoje dhe modernizoje Kosoven.

DW Diplomacia eshte kartvizita e nje vendi jashte. Me shume se cdo vend Kosova ka nevoje per nje perfaqesim diplomatik dinjitoz ne bote pasi kjo do ta ndihmonte me shume edhe per imazhin e saj pozitiv. A eshte ne nivelin e duhur diplomacia kosovare Kam parasysh ketu perfaqesite diplomatike ne vende shume te rendesishme si ne Evrope dhe jashte saj. Ne kuader te perspektives evropiane a ka nevoje per reforma dhe ndryshime ne kete fushe dmth. me shume angazhim dhe me shume pergjegjesi nga perfaqesite diplomatike kosovare

Hoxhaj Pajtohem me keto qe thoni ju. Ministria e Jashtme diplomacia e Kosoves duhet te beje shume me teper sesa ka bere deri tani. Imazhi i Kosoves i prezantuar shpesh here ne Evrope nuk ka qene objektiv ka qene nje imazh i krijuar apo i huazuar nga vendet e tjera vecanerisht nga ato armike ndaj Kosoves. Por gjate vitit te kaluar kemi bere nje pune shume te madhe qe ta ndryshojme kete imazh te demtuar te Kosoves dhe te informojme ne menyre objektive per situaten. Krahas kesaj gjate ketij viti ne mendojme se duhet rritur stafi diplomatik jo vetem ne nivel te ambasadoreve po do te kemi edhe rreth 40 persona qe do te kycen neper ambasada. Do te kemi edhe pese ambasada me shume. Ndersa diplomacia publike e cila merret me permiresmin e imazhit eshte nje nga prioritetet tona. Vitin e kaluar kemi pasur nje konference te shkelqyer ne Prishtine. Gjate ketij viti do te kemi disa konferenca ne Kosove ku do te sjellim mysafire dhe personalitete te vecanta qe ta shohin nga afer edhe progresin qe ka bere Republika e Kosoves.

DW Meqe jemi tek diplomacia Mendoni se me mbeshtetjen e Gjermanise pozicioni i Serbise do te ndryshoje ne marredhenie me Kosoven ne nje te ardhme jo te larget

Hoxhaj Patjeter. E vetmja mundesi qe Serbia te shkoje ne nje proces efikas te integrimit evropian eshte qe gradualisht ti normalizoje marredheniet me Republiken e Kosoves ta pranoje Kosoven si nje realitet gjeopolitik Kosova e pavarur do te ekzistoje perhere. Po ashtu ta shohe Kosoven si nje patner ne rrugen e saj evropiane dhe ti zhbeje strukturat paralele ne veri te vendit. Nuk mund te kete paqe siguri ne rajon deri sa Serbia synon permes forcave te policise te sigurise formacioneve paramilitare ti kontrolloje disa qytete ne veri te Kosoves.

Intervistoi Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›