Norbert Mappes-Niediek Deklaratat e Metes vertet paturpesi

Deutsche Welle Gjykata e Larte ne Shqiperi shpalli vendimin e gjykimit kunder nje politikani te larte ish-zevendeskryeministrit dhe ministrit te FinancaveIlir Meta. Ai akuzohej per korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vleresoni kete rast
Norbert Mappes-Niediek Une mendoj se ky vendim duhet te jete pare ne Shqiperi si skandal sepse ai ishte shkaktari qe njerezit dolen ne rruge ne numer te madh dhe ku pati kater vete qe humben jeten. Druhem se vendimi nuk do te mbetet pa rezonance. Rreziku me i madh eshte se protesta te tilla pervetesohen serish menjehere dhe perfundojne ne konfrontime vdekjeprurese si ato qe sundojne gjithnje politiken shqiptare. Dhe nuk ekzistojne instanca neutrale as gjykata qe dha gjykimin nese behej apo jo fjale per korrupsion nuk ishte neutrale. Tema e ketij procesi ishte nese videoja e regjistruar nga ish- ministri i Ekonomise Prifti ishte apo jo legjitime dhe a duhej lejuar apo jo por pyetjes pse dy ministra dy figura udheheqese te politikes shqiptare ulen se bashku per te biseduar per tenderat nuk i jepet rendesi.
Deutsche Welle Korrupsioni eshte nje fenomen i zgjeruar vecanerisht ne vendet e Ballkanit. A eshte korrupsioni ne Shqiperi njesoj si ne vendet e tjera apo kemi te bejme me nje rast te vecante
Norbert Mappes-Niediek Ka edhe vende te tjera fqinje ballkanike ku korrupsioni eshte i perhapur shume por ajo qe e ben me te rende ne Shqiperi eshte se nuk ekziston vetedija se nevojiten instanca vertet neutrale. Rolin e prokuroreve e merr gjithnje nje tjeter. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar jane gjithnje ata te tjeret. Menjehere pas dhenies se vendimit Ilir Meta doli para nje publiku te sajuar dhe tha se kjo eshte nje fitore ne luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar. Nje gje e tille eshte vertet paturpesi.
Deutsche Welle Pse eshte kaq e veshtire ne Shqiperi per te luftuar kunder korrupsionit dhe kriminalitetit. Mungon vullneti politik apo strukturat ekzistuese jane te mbingarkuara per te pasur sukses ne kete lufte
Norbert Mappes-Niediek Sistemi partiak eshte aq shume i projektuar mbi konfrontimin saqe kerkush nuk i shpeton dot dhe kushdo ndodhet nga njera apo tjetra pale me mua ose kunder meje. Keshtu qe nuk ka vend per dicka neutrale. Per mua kjo perben nje problem te madh per shoqerine shqiptare. Aty ekziston edhe nje lloj tradite per polarizime te tilla te cilat nuk mund te kapercehen si duhet. Per shume kohe eshte shpresuar qe pas konfrontimeve te vitit 1997 do te kthehej arsyeja por megjithese disa gjera jane permiresur ndaj konfrontimit nuk ka ndikuar asgje.
Deutsche Welle A e ka bere drejtesia si duhet punen
Norbert Mappes-Niediek Kjo vlen edhe per drejtesine e cila rrotullohet ne kete sistem te polarizuar. Rasti i ketij gjykimi nuk mund te vleresohet ne detaje sepse ne nuk e kemi ende ne dore argumentimin e vendimit per te mesuar se mbi cbaze e kane marre vendimin gjyqtaret por duket qarte se gjykata nuk e ka marre per baze sistemin dhe prezumimin per te cilen behet fjale ne bisedimet per porosine e Albpetrolit. Dhe mua kjo me duket nje shenje e rrezikshme.
Shqiperia perpiqet te afrohet me BE-ne nderkohe qe BE eshte duke dhene gjithnje e me shume vleresime negative per Shqiperine dhe luftimin e korrupsionit. A mjaftojne vetem deklaratat e BE-se qe thote ju duhet te luftoni me mire korrupsionin demokracia juaj duhet te funksionoje me mire
Norbert Mappes-Niediek Une shpresoj se BE do te kerkoje ne hapin tjeter te zgjerimit si ne rastin e Kroacise qe korrupsioni te luftohet ne nivel te larte. Nese shihni rastin e Kroacise aty eshte bere shume pas doreheqjes se ish-kryeministrit Sanader. Rruga e Kroacise per ne Bashkimin Evropian u hap kur u bene vertet denime ne nivel te larte ne nivel ministrash apo punonjesish te larte te shtetit. Nje korrupsion i tille mund te luftohet vetem nga lart. Kete BE e kuptoi ne rastin e Kroacise dhe une shpresoj qe kjo pervoje do ta shoqeroje edhe procesin e pranimit te Shqiperise ne BE.
Intervistoi Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor Pandeli Pani