Kultura e mungeses se denimeve

Ne numrin e sotem te gazetes Sddeutsche Zeitung botohet nje artikull i Enver Robellit Per kulturen e mungeses se denimeve ne Shqiperi. Per here te pare ne Shqiperi nje politikan i rangut te larte ne koalicionin qeverises doli para gjygjit i akuzuar per korrupsion per here te pare dukej se kishte mjaft deshmi per nje denim. Nje vit me pare televizioni privat Top Channel transmetoi nje video te regjistruar fshehurazi ne te cilen ish-zevendeskryeministri i atehershem Ilir Meta flet me nje shok partie per manipulimin e tenderave publike. Behet fjale nder te tjera per ndertimin e nje hidrocentrali me porosi te firmes shteterore Albpetrol dhe per nje ryshfet prej gati dy milione eurosh. Prokuroria kishte kerkuar dy vjet heqje lirie. Por te henen ne mbremje per shume shqiptare pasoi zhgenjimi. Gjykata e larte e shpalli papritur politikanin te lire nga akuzat.
Korrupsioni dhe polarizimi midis qeverise dhe opozites socialiste qe mund te konsiderohet i madh madje edhe per raportet qe sundojne ne Ballkan e kane paralizuar vendin prej vitesh. Reformat dhe integrimi ne BE jane ngadalesuar. Procesi kunder Metes eshte pika kulminante e nje serie skandalesh dhe aferash te cilat nuk sqarohen nga drejtesia. Ne vitin 2008 shpertheu ne afersi te Tiranes nje depo me municione. Dhe sot kater vjet me pas asnje nga pergjegjesit nuk eshte nxjerre para drejtesise. Per shkak te gabimeve ne proces edhe hetimet kunder ish-ministrit te Transportit Lulzim Basha deshtuan. Ne ndertimin e autostrades deri ne kufirin me Kosoven jane pervetesuar disa milione dollare.
ac/pp
Pandeli Pani