Kosova nis kete jave dialogun per liberalizimin e vizave

Dialogu ndermjet Kosoves dhe Komisionit Evropian per liberalizmin e vizave pritet te filloje kete jave gjate nje vizite qe planifikon te beje ne Kosove komisionerja per ceshtje te brendshme te BE-se Sesilia Malstrom. Zonja Malstrom te enjten do te qendroje ne Kosove ku edhe zyrtarisht pritet tua dorezoje autoriteteve kosovare udherrefyesin per nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave. Qeveria e Kosoves ka kohe qe njeanshem ka miratuar nje udherrefyes te saj per te permbushur kriteret qe kerkohen per kete proces dhe sipas ministres se Integrimeve Evropiane Vlora Qitaku Kosova do te nise kete proces megjithese te vonuar me e pergatitur se vendet tjera te rajonit.
Do te permbushim kriteret ne afat rekord
Ne jemi te vetedijshme qe kriteret qe i jane imponuar Kosoves jane me te renda sesa ato te vendeve te rajonit. Por rregullat e lojes nuk i percaktojme ne ato i percakton Komisioni Evropian dhe une jam e bindur se ne nese mbajme kete tempo ne nje afat rekord do te bejme permbushjen e kritereve thote ministrja Vlora Qitaku.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vlora Qitaku Ministrja Qitaku thote se ne afat rekord Kosova do te arrije te permbushe kriteret e kerkuara nga KE. Nuk eshte ne gjendje te thote nje date por beson se deri ne fund te vitit 2012 Kosova do te arrije te heqe vizat per qytetaret e saj.
Zera kunder
Njohesit e integrimeve evropiane nuk jane te bindur se Kosova do te arrije te permbushe kriteret e kerkuara nga KE ne afat rekord. Avni Mazreku profesor dhe njohes i integrimeve evropiane thote se nje nga problemet me te cilat do te ballafaqohet Kosova ne permbushjen e kritereve qe kerkohen per kete proces eshte mungesa kuadrove brenda administrates shteterore te Kosoves.
Nese qeveria e vendit perkatesisht ata qe jane duke e drejtuar vendin kane politika me racionale kadrovike mendoj qe kjo eshte e arritshme. Nese keta mendojne me kete logjike te cilen jane duke e aplikuar momentalisht qe nga pas lufta mendoj qe kjo do te jete pothuajse e paarritshme gjate viti 2012 thote Avni Mazreku.
Nje nga ceshtjet qe me se shumti e brengos qeverine e Kosoves eshte se si ti binde qytetaret e Kosoves per te mos kerkuar azil ne vendet e Bashkimit Evropian ne momentin qe Kosova futet ne Shengenin e bardhe. Kete qeveria e cileson nje sfide ne te cilen duhet punuar shume. Analistja e organizates Iniciativa Evropiane per Stabilitet Verena Knaus thote se qeveria e Kosoves ne radhe te pare duhet te beje me shume per zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mireqenies sociale te qytetareve ne menyre qe ata te mos kerkojne azil ne vendet e BE-se.
Sfide per Kosoven do te jete ndalimi i imigrimit ilegal
Qeveria e shoqeria civile ne Kosove duhet te kene diskutime te sinqerta rreth mundesive qe mund te ndodhin per azilkerkim abuzim me imigrim ilegal dhe duhet te adresoje se pse njerezi duan te largohen nga Kosova. Natyrisht kjo lidhet me zhvillimin ekonomik dhe mundesite e punesimit te cilat jane lidhura ngushte me ceshtjen e liberalizimit te vizave thote Verena Knaus.
Knaus thote se Komisioni Evropian i ka bere te qarte Kosoves ne fillim te vitit 2012 se njeri prej kritereve kryesore per fillimin e dialogut per liberalizim te vizave eshte qe Kosova duhet te vendose nje sistem efektiv lidhur me riatdhesimin e personave. Sipas saj Kosova pjeserisht e ka permbushur kete kriter megjithese ka nenshkruar disa mareveshje per riatdhesim. Por akoma nuk e ka bere te qarte ndihmen qe duhet dhene personave te riatdhesuar.
Sidoqofte Kosova eshte vendi i vetem ne rajon qytetaret e se cilit akoma nuk mund te udhetojne pa viza ne vendet e bashkimit evropian. Njohesit e integrimeve evropiane thone se tash eshte koha e fundit dhe koha e duhur qe vendi te filloje dialogun per liberalizimin e vizave. Sipas tyre ky proces do te jete i gjate ndoshta dy vjet por sa me heret qe te fillon do te jete me mire dhe me lehte edhe per Komisionin Evropian.
Autor Bekim Shehu
Redaktor Pandeli Pani