Ashton fton Kosovën në forumin Ballkan-BE
PRISHTINE- Kosova do të jetë pjesëmarrëse në takimin mes ministrave të Jashtëm të BE-së dhe ministrave të Ballkanit Perëndimor.
Vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Ashton ftoi Kosovën si pjesë e takimit që do të zhvillohet të hënën në mbrëmje, më 20 qershor, në Luksemburg.
Në këtë takim mësohet të jetë ftuar edhe Serbia. Sipas medias kosovare, e cila citon burime nga Brukseli, takimi do të zhvillohet sipas formulës GYMNIH, që do të thotë pa shenja shtetërore dhe pa emra të funksioneve të të pranishmëve.
Në këtë mënyrë sigurohet që në takim të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe kjo të mos përdoret nga Serbia, si arsye për të bojkotuar takimin.
(s.g/BalkanWeb)