Hoxhaj kërkon përkrahjen gjermane

Kosova pret ndihmën e Gjermanisë në proceset integruese. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në një takim nënkryetarin i Grupit Parlamentar të Partisë më të madhe opozitare në Gjermani, Partisë Social Demokrate (SPD), Gernot Erler.
Pas takimit, ministri Hoxhaj ka thënë se Erler është një mik dhe mbështetës shumë i madh i Ballkanit dhe i Kosovës, i cili në vazhdimësi e ka mbështetur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në Kosovë.
Në anën tjetër, nënkryetar i Grupit Parlamentar të SPD-së në Bundestagun gjerman, Gernot Erler, tha se Gjermania do të mbështesë Kosovën jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në shumë aspekte të tjera.