Josa dhe Shkëmbi: Skënderbeu mund të bëjë mrekullinë!
Ekipi i Skënderbeut në futboll sot është epiqendra e sportit shqiptar jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve. Për herë të parë në historinë e futbollit një skuadër shqiptare mund të hyjë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Dhe shanset janë jo të pakta. Këtë e ka deklaruar edhe trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, duke qenë i bindur se nuk i trembet në “Qemal Stafa” as Barcelonës dhe as Real Madridit. “Ne kemi punuar të gjithë dhe do të hyjmë në fushë për një qëllim të përbashkët. Të dalim nga stadium fitimtarë e të vijojmë rrugën e nisur drejt Europës. Nga minuta e parë ne do të sulmojmë për të shënuar gol, por do të mbrohemi po me të njëjtën forcë. Kapiteni Bledi Shkëmbi, i cili mungoi në ndeshjen e parë, na ka dhënë forcë e siguri,” - tha Josa dje në konferencën për shtyp.
PËRMBYSJA
“Jemi gati për këtë ndeshje, ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit tonë, pasi kemi shanse për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Rezutati 1-0 i ndeshjes së parë është shumë i vështirë për t’u përmbysur. Një gol në fushë kundërshtare, pra i ukrainasve, do të na penalizonte shumë. Por unë nuk i trembem kundërshtarit. Sinqerisht, edhe Barcelona apo Reali të ishte përballë, nuk do t’ua kisha frikën. Skënderbeu nuk ka çfarë të humbë dhe në këtë sens do të provojë me të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjen. Merrem me ekipin tim dhe jo me kundërshtarin”, - nënvizoi Josa. Skema që trajneri ka planifikuar është me tre sulmues, pavarësisht se në konferencën për shtyp nuk e ka bërë të ditur formacionin që do të hedhë në fushë.
SULMI
Tekniku Josa është munduar pak a shumë të tregojë edhe mënyrën se si do të luajë Skënderbeu në ndeshjen me Çernomorets. “Do bëjmë më të mirën. Do përpiqemi të luajmë me tre sulmues, duke sulmuar pa pushim, për të nxjerrë golin, që na duhet kaq shumë. Por rëndësi të veçantë do të ketë edhe mbrojtja. Një gol i tyre do na vështirësonte shumë punën dhe për këtë qëllim detyra specifike kanë të gjithë lojtarët e mbrojtjes dhe të mesfushës. Skuadra është e gjitha e gatshme për të nisur ndeshjen që nga minuta e parë, përveç Pero Pejiç, që është i dënuar. Bledi Shkëmbi na jep siguri të jashtëzakonshme në fushë. Do të përpiqemi të nxjerrim golin që nga minuta e parë për të qenë të qetë”, - ka përfunduar trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa.
TIFOZËRIA
Përveç 20 autobusëve që klubi i Skënderbeut ka vënë në dispozicion për tifozët nga Korça në drejtim të Tiranës, priten edhe shumë automjete private të vijnë nga qyteti juflindor. Rreth tre mijë të tillë priten të vijnë nga Korça, ndërsa 3 mijë të tjerë do të jenë korçarë që jetojnë në Tiranë. Pjesa tjetër do të jenë tifozë që kërkojnë të shohin ndoshta suksesin historik të një skuadre shqiptare. Pra, priten afërsisht rreth 10 mijë tifozë në “Qemal Stafa”. Nga Ukraina priten jo më shumë se 100 tifozë miq. Sonte në 20:00 spektakli është i garantuar, ku shpresohet mrekullia.
Shkëmbi: Jam gati, do bëjmë një ndeshje të paharrueshme
Skënderbeu ka entuziazëm, të gjithë janë të përgatitur, janë edhe me këmbë në tokë, sepse kërkojmë të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë. Këtë e tha për “GSH” edhe kapiteni i skuadrës Bledi Shkëmbi, teksa u shpreh: “Është sfidë shumë decizive për ekipin tonë për të vijuar më tej ëndrrën e kualifikimit. Është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe ne jemi përgatitur që të bëjmë më të mirën në fushë. Do të jem edhe unë. Entuziazmi është dukshëm te të gjithë lojtarët dhe drejtuesit, por unë u kam thënë shokëve të ekipit që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse i rëndësishëm është rezultati në fund të ndeshjes. Ne jemi përgatitur të gjthë për të bërë një ndeshje të madhe dhe të paharruar. Ne kemi treguar që jemi një ekip i fortë dhe këtë e kemi treguar në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar deri tani për kupat e europës. Besojmë shumë për fitoren, do të futemi në fushë plot besim dhe nuk i druhemi aspak kundërshtarit. Edhe ne jemi të përgatitur teknikisht e moralisht. Fitorja nuk mund të konsiderohet surprizë për ekipin tonë, i cili ka krijuar një traditë në futbollin shiptar.”
(Klodiana.Haxhiaj/balkanweb)