E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të krijojmë pritshmëri pozitive?

A e keni gjetur ndonjëherë veten të mbërthyer me mendime negative që lëkundin pritshmëritë tuaja? Kur filloni të prisni rezultatet më të këqija të mundshme, a keni menduar ndonjëherë: “Nuk mendoj se mund ta bëj këtë punë”, ose të dyshoni seriozisht se mund ta realizoni?
Ky është një mendim i përbashkët që shpesh është i vështirë të ndryshohet, edhe pasi më në fund mendoni që keni bërë mjaftueshëm. Kjo, për shkak se mendimet negative që qëndrojnë prapa pritshmërive negative priren të shumohen ashtu si një virus i keq në kompjuterin tuaj. Lajm i mirë është se të gjithë ne mund t’i kthejmë mendimet negative në mendime pozitive, dhe kjo gjë thjesht kërkon pak durim dhe këmbëngulje. Ju duhet të bëni një përpjekje të vetëdijshme për një kohë të shkurtër derisa procesi i mendimeve pozitive fillon të zhvillohet. Pritshmëritë mund të jenë të fuqishme, sidomos nëse ato janë të mbështetura në bindje dhe besime të palëkundura. Tre hapa të thjeshtë që ndihmojnë në formimin e pritshmërive pozitive:
1Zhvilloni vetëndërgjegjësimin
. që të njihni pritshmëritë negative. Një problem me mendimet negative është se ato shpesh formohen nën nivelin tuaj të ndërgjegjshëm të vetëdijes. Madje mund të jeni mësuar duke i pasur në kokën tuaj, aq sa nuk i vëreni më. Për të transformuar negativitetin duhet të zhvilloni një nivel të fortë të vetëndërgjegjësimit. Një mënyrë e mirë për të filluar është duke kryer një sjellje kontrolluese disa herë në ditë. Kushtojini vëmendje për të parë se si mendoni. Nëse ndiheni pozitive dhe produktive, ky është një tregues që keni qenë duke menduar në mënyrë pozitive. Megjithatë, nëse vëreni se ndiheni nervozë, pesimistë apo të stresuar, ndoshta jeni duke u fokusuar më shumë në mendimet negative. Kur kjo ndodh...
2 Sfidoni dhe ndryshoni men
. dimet negative. Besojeni apo jo, me pak vëmendje dhe kujdes është mjaft e lehtë për të sfiduar dhe për të ndryshuar modelet negative të mendimeve dhe pritshmërive. Për shembull, nëse dyshoni në lidhje me aftësinë tuaj për të përfunduar punën tuaj në kohë, mund të angazhoheni në një nxitje të vetëbisedimit. Për shembull, mund të thoni: “Mirë, jam pak i shqetësuar tani, por në të vërtetë çdo gjë është nën kontroll. Unë jam i fortë, unë jam i zgjuar dhe jam definitivisht i aftë për ta përfunduar këtë projekt në kohë. Unë duhet vetëm të përqendrohem, të bëj më të mirën time, dhe çdo gjë do të funksionojë më së miri.” Edhe pse rrethanat tuaja nuk kanë ndryshuar, qëndrimi juaj me siguri ka ndryshuar. Ky lloj vetëbisedimi mund t’ju bëjë të mendoni dhe të ndiheni më shumë pozitiv. Është e nevojshme të vendosni të prisni më të mirën në çdo situatë. Kjo do të jetë sfiduese dhe e vështirë në qoftë se ende nuk keni kontroll të plotë të mendimeve tuaja. Nëse nuk keni zhvilluar një fokus të fortë, do të lëkundeni mes mendimeve të rastit.
3 Në të njëjtën kohë, ndërsa jeni
. duke ndryshuar mendimet negative në ato pozitive, punoni çdo ditë për të zhvilluar një zakon të përgjithshëm të pritshmërisë pozitive. Çdo ditë kur të zgjoheni, pohoni me besim: “Sot do të jetë një ditë e madhe, sepse _________! Unë ndihem shumë mirë, sepse jam në gjendje për të _________.” Mbushini vendet bosh me arsye specifike për mbajtjen e pritshmërive pozitive në lidhje me ditën tuaj. Bëjini ato realiste dhe të arritshme, në mënyrë që realiteti juaj të drejtojë dhe afirmojë pritshmëritë tuaja pozitive.
Ndryshoni perceptimin tuaj,
ndryshoni realitetin tuaj
Kur hasni pengesa apo probleme, përpiquni për t’i parë ato si një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për të forcuar perceptimin tuaj të përgjithshëm për veten dhe aftësitë tuaja. Perceptimi është gjithmonë 99% e lojës! Nëse punoni thjesht për të ndryshuar mënyrën se si shikoni përvojat e jetës suaj, natyrisht do të filloni të formoni më shumë pritshmëri pozitive. Këto tri gjëra të thjeshta mund të bëjnë ndryshime të mëdha në aftësinë tuaj për të marrë atë që doni, si dhe për të shtuar më shumë besim dhe konfidencë në pritshmëritë tuaja, - e cila do t’i bëjë ato akoma më të efektshme!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›