E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague pas sulmit në Londër

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, pas sulmit vdekjeprurës që ka ndodhur të mërkurën në Londër.

Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur "shqetësimin dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës dhe popullin britanik".

Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës me autoritetet dhe popullin britanik në këto momente të vështira.

Edhe përmes rrjetit social Twitter, Hoxhaj i ka shprehur ngushllime homologut të tij britanik.
“I tronditur nga sulmi në Woolwich. Kosova qëndron përkrah popullit britanik. Të dënohen vrasësit dhe të hetohet e vërteta”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›