Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, ndalohen disa persona

Policia e Vlorës ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së 25-vjeçarit i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në fshatin Llakatund.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar disa persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit me inicialet N.L ndërsa pritet që policia të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje.
25-vjeçari është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në fshatin Drithas Llakatund të Vlorës. I riu u gjet i vrarë me një plumb në kokë nga banorët e zonës anës një lumi të cilët kanë sinjalizuar policinë.
Ndërkohë pritet që policia të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për motivet e vrasjes së 25-vjeçarit.