Hoxhaj, për vizitë zyrtare në Zvicër

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj sot filloi vizitën njëditëshe në Zvicër, ku do të ketë takim me kryetaren e Konfederatës së Zvicrës dhe shefen e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxhaj dhe presidentja e Konfederatës zvicerane, Micheline Calmy-Rey, do të nënshkruajnë një marrëveshje rrugore në mes të dy vendeve.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj për kontributin e jashtëzakonshme që Presidentja Calmey-Rey i ka dhënë Kosovës, do t’i dorëzojë çmimin Diaspora.
Po ashtu, ministri Hoxhaj do të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të shtetit zviceran dhe me përfaqësues të diasporës sonë.