Hut dhe rrugaç

Naser Osmani dhe Florin Krasniqi e kanë shndërruar debatin për shërbimet inteligjente partiake në fyerje personale. Osmani tha se Krasniqi është “hut politik”. E Krasniqi deklaroi se Osmani është rrugaç dhe Shef i Operacioneve të Shërbimit të Ramë Marajt. Expressi sjell ofendimet në distancë të dy deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
Naser Osmani dhe Florin Krasniqi i kanë vazhduar akuzat e nisura në Kuvendin e Kosovës në lidhje me debatin për shërbimet informative të partive politike.
Duke iu referuar deklaratave të Florin Krasniqit, Naser Osmani ka thënë se kolegu nga Vetëvendosja është i padijshëm, i pagdhendur dhe një hut politik që ka hyrë si parashutist në Kuvend.
Por, ka marrë përgjigjen nga deputeti Krasniqi, i cili ka deklaruar se Naser Osmani është rrugaç dhe po reagon sepse ka qenë “Shef i Operacioneve në Sigurimin e Atdheut”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...