Hoxhaj përgëzon 53 vende myslimane me rastin e Fitër-Bajramit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi liderëve të 53 shteteve anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik (OKI).
Në letër, Ministri Hoxhaj ka përgëzuar përfaqësuesit e këtyre shteteve me shumicë të popullsisë myslimane për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë kanë testuar dhe dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre shpirtëror e fizik, duke rritur më tej dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin”, thotë Hoxhaj, në telegramin e urimit. Ministri i Jashtëm i Kosovës vlerëson se ky muaj paraqet një nga detyrimet më fisnike të besimtarëve myslimanë, gjatë të cilit vlerat njerëzore, toleranca njerëzore, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë ushqehen dhe kultivohen më shumë se më parë.
Ministri Hoxhaj thekson faktin se edhe në Kosovë, në shtetin e ri evropian me një popullsi shumicë myslimane, po festohet Fitër- Bajrami në liri dhe pavarësi. “Për më shumë se tri vjet që kur kemi shpallur pavarësinë tonë, kemi arritur rezultate të dukshme në sferën e brendshme dhe të jashtme. Dhe, ne, llogarisim në mbështetjen tuaj, dhe gjithashtu besojmë se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë vetëm se do të thellohen në vitet që vijnë”, thuhet në letrën e Ministrit Hoxhaj. e shteteve me shumicë të popullsisë myslimane për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë kanë testuar dhe dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre shpirtëror e fizik, duke rritur më tej dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin”, thotë Hoxhaj, në telegramin e urimit. Ministri i Jashtëm i Kosovës vlerëson se ky muaj paraqet një nga detyrimet më fisnike të besimtarëve myslimanë, gjatë të cilit vlerat njerëzore, toleranca njerëzore, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë ushqehen dhe kultivohen më shumë se më parë.
Ministri Hoxhaj thekson faktin se edhe në Kosovë, në shtetin e ri evropian me një popullsi shumicë myslimane, po festohet Fitër- Bajrami në liri dhe pavarësi. “Për më shumë se tri vjet që kur kemi shpallur pavarësinë tonë, kemi arritur rezultate të dukshme në sferën e brendshme dhe të jashtme. Dhe, ne, llogarisim në mbështetjen tuaj, dhe gjithashtu besojmë se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë vetëm se do të thellohen në vitet që vijnë”, thuhet në letrën e Ministrit Hoxhaj.