Welbeck mungon një muaj

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 17:04
Sulmuesi i ri i Manchester United, Danny Welbeck pritet që t’i mungoj skuadrës së tij pesë javë për shkak të lëndimit në fitoren e Man UTD kundër Arsenalit me rezultat 8 me 2.
Welbeck, i cili tregoj formë të mirë në fillim të këtij sezoni ishte edhe shënues i golit të dytë në ndeshjen e fundit por u lëndua në minutën e 35’të.
Lëndimi i tij do të thotë se ai do t’i mungoj Anglisë në ndeshen e U-21 kundër Azerbajxhanit dhe Izraelit në shtator.
“Është një humbje e madhe për Anglinë dhe ne”, tha Alex Ferguson për BBC.