Williamson kryeson Task Forcën për akuzat e Martit

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 11:00
Amerikani John Clint Williamson është emëruar prokuror i Task Forcës Speciale të EULEX-it, që do të merret me hetimin e akuzave që ka bërë senatori Dick Marty në raportin e Këshillit të Evropës, në dhjetor të vitit 2010.
Pretendimet e tij flasin për “trafikim organesh, të kryer në Kosovë dhe Shqipëri”.
EULEX-i ka nisur hetimin preliminar të këtyre pretendimeve më 27 janar, 2011.