E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj po qëndron në Bruksel

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 11:15

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndodhet në një vizitë dy ditore në Bruksel, me ç’rast gjatë qëndrimit atje do të zhvilloj takime me udhëheqës të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për avancimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe BE-së dhe perspektivat integruese evropiane të Kosovës.

Ministri Hoxhaj gjatë ditës së sotme do të takohet me eurodeputeten Ulrike Lunaçek dhe do t’i drejtohet me një fjalim Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Po ashtu, Hoxhaj, gjatë ditës do të takohet edhe me kryesuesin e delegacionit të Parlamentit Evropian në marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, Eduard Kukan.

Bëhet e ditur se Hoxhaj do të ketë edhe një drekë pune me Pierre Mirel, drejtor për Ballkanin perëndimor në Komision Evropian për zgjerim dhe Lawrence Meredith, shef i njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian.

Gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të zhvilloj takime edhe me shumë zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›