Pse Kosovën, jo?
Deputetët e Kuvajtit e kanë sfiduar Ministrin e Jashtëm të këtij vendi rreth gatishmërisë për të njohur menjëherë pavarësinë e Sudanit Jugor, derisa ka injoruar Republikën e Kosovës.
“Qeveria e Kuvajtit ka njohur Sudanin Jugor më 11 korrik, një ditë pasi deklaroi pavarësinë”, ka thënë Waleed Al Tabtabai.
“Sido që të jetë, Kuvajti nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse ajo e ka shpallur pavarësinë e saj para 3 vjetësh e gjysmë”, ka thënë ky deputet në pyetjen që ia ka bërë MPJ’së së Kuvajtit.
Al Tabtabai ka thënë se dëshiron të dijë kriteret që janë përdorur për njohjen e shteteve të reja.
A ka qenë njohja e Sudanit Jugor e bazuar në vendime personale apo kolektive dhe a është marrë vendimi pas një studimi të kujdesshëm”, ka thënë deputeti.