Hoxhaj vizitë zyrtare në Itali

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të mërkurën është nisur për një vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë qëndrimit në Romë, Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve italiane, dhe me personalitete nga jeta publike dhe trupi diplomatik i akredituar në Itali.
Ai do të ketë një takim të veçantë me ministrin Frattini, gjatë të cilit do të bisedohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve tona.