E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti maqedonas, miraton dorëheqjen e Gruevskit

Në seancën parlamentare të ditës së sotme, të zhvilluar në Maqedoni, Nikolla Gruevski ka dorëzuar mandatin, ndërsa deputetët e kanë miratuar këtë dorëheqje të tij. Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski njoftoi se dorëheqja është dhënë, duke iu referuar nenit 153 të Kodit Zgjedhor.

Koordinatorët e grupeve të deputetëve të LSDM-së dhe PRSD-së dhe PL-së, Igor Ivanovski dhe Goran Misovski kërkuan nga Veljanoski që procedura të tërhiqet sipas Kushtetutës, ndërkohë që deputetët duhet të prononcohen personalisht për dorëheqjet. Ndër të tjera, kreu parlamentar maqedonas, nënvizoi faktin se dorëheqjet vetëm konstatohen. “Akti kryesor i secilit deputet është të japë dorëheqjen. E tillë ka qenë praktika deri më tani e kështu edhe do të vazhdojë", deklaroi Veljanoski.

Pas votimit të rendit të ditës Kuvendi i Maqedonisë i solli vendimet për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Parlamentut, grupeve të deputetëve dhe formave të tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për ndryshimin e vendimit për krijimin e Këshillit Kombëtar për eurointegrime. Kuvendi sërish do të ketë tre nënkryetarë, ndërsa me siguri ata do të zgjidhen në seancën e ardhshme kuvendore. Me vendimin e fundit parashikohet që Këshilli Kombëtar të ketë edhe zëvendës-anëtarë, duke pasur parasysh rekomandimet e përbërjes paraprake të këtij trupi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›