Pakënaqësi me reformat, dhunë në Kajro
Ende vijon me të njëjtat përmasa dhuna në Kajro, e cila ka marrë start prej ditës së shtunë. Protestat në Egjipt vkanë ardhur për shkak të rritjes së pakënaqësive publike për zbatimin e ngadalshëm të reformave.
Jo vetëm kaq, por dhe për shkak të shqetësimeve që udhëheqësit e përkohshëm ushtarakë të vendit do të tentojnë të rimarrin fuqinë, në kohën kur politikanët po shqyrtojnë çështjet rreth krijimit të një draft-kushtetute.
Sipas burimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve MENA, mësohet se 676 njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve së të shtunës, ku policia përdori plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë masën.
Duke iu referuar raporteve, qindra njerëz janë mbledhur edhe të dielën në sheshin Tahrir, në vendin e protestave historike që çuan në rrëzimin e pushtetit të Hosni Mubarakut.