E Diel, 1 Nëntor 2026

Videoja e turpshme ngjall reagim të ashpër në Afganistan

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka dënuar ashpër videon me anë të një komunikate ku thotë se “qeveria afgane është shumë e trazuar nga videoja ku shfaqen marinsat amerikanë duke urinuar mbi kufomat afgane”.

“Ky akt është thjesht çnjerëzor dhe ne e dënojmë me forcë. Ne i kërkojmë qeverisë amerikane të hetojë videon dhe të dënojë të mënyrën më të ashpër të gjithë fajtorët”.

Ndërkohë që për rastin në fjalë ka reaguar edhe zëdhënësi i talebanëve, Qari Yousuf Ahmadi, i cili tha se kjo nuk ishte hera e parë që amerikanët kanë kryer një veprim kafshëror dhe se talebanët do të vijojnë me sulmet mbi amerikanët.

Ndërkohë, një tjetër zëdhënës i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se videoja “nuk është një proces politik dhe nuk do t’i dëmtojë bisedimet tona dhe shkëmbimin e të burgosurve”./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-12 14:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›