E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, 20 mijë rusë braktisin shtëpitë

Më shumë se 20 mijë persona u shpërngulën nga banesat e tyre në Rusinë Lindore, ku lumi Amur ka dalë nga shtrati pas disa ditësh rreshje të dendura.

Ushtria dhe punonjësit e emergjencës kanë ngritur 166 streha të përkohshme në tre rajone, ku banorët furnizohen rregullisht me ushqime, ujë të pijshëm e medikamente, nën mbikqyrjen e mjekëve.

Megjithatë, televizioni “Vesti TV” raportoi se autoritetet janë të shqetësuar për një numër personash, që pavarësisht kërcënimit evident të banesave të tyre nga uji, refuzojnë për momentin që të evakuohen, njofton TCH.

Krahinat e Amurit dhe Khabarovskut, pranë kufirit kinez, janë ato që janë dëmtuar më rëndë, ndërsa përmbytjet e mëdha janë duke shkaktuar probleme edhe në Kinë.

Si lumi Amur, ashtu edhe dega e tij e Zejës kanë arritur nivelin më të lartë në 120 vitet e fundit.

Deri më tani, dëmi është përllogaritur në rreth 100 milionë dollarë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›