VV: Premtimet e pambajtura të Agron Kuçit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Junik organizoi sot një aksion simbolik, ku paraqiti premtimet e parealizuara të Kryetarit të kësaj Komune.
Gjatë aksionit aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje numëruan 16 premtime të parealizuara sipas tyre, të kryetarit të Junikut, Agron Kuçi.
Ata përmendën premtimet e kryetarit për furnizimin me ujë 24 orë, për shndërrimin e Junikut në qytezë turistike, për asfaltimin e të gjitha rrugëve lokale, për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë familjare, për ndërtimin e një Gjykate në Junik etj, që sipas VV-së kanë mbetur të parealizuara./Indeksonline/