E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoze Mourinjo thumbon Ranierin dhe Juventusin

Trajneri i Interit i përgjigjet juventinit: Thuajse 70 vjeç dhe ka fituar një Superkupë. Është pak i vjetër...

Bajerni ka luajtur në Superkupën e Gjermanisë dhe është gati të nisë Bundesligën. Ata janë gati që tani, ne akoma jo." Hoze Mourinjo filozofon. Në prag të ndeshjes kundër Najernit të Mynihut, e vlefshme për kupën "Franc Bekenbauer" dhe për edicionin e 12 të trofeut "Pirelli", në adresën zyrtare të klubit gjerman, trajneri zikaltër shpjegon: "Nuk jemi akoma gati. Po stërvitemi prej pak ditësh dhe për këtë, kundër Bajernit pres një ndeshje të vështirë. Për fat të keq kemi katër lojtarë të dëmtuar dhe i referohem Samuelit, Kordobës, Kivusë dhe Materacit. Po punojmë për të qenë gati për ndeshjet e para zyrtare, jo për t'i fituar të gjitha miqësoret e verës. Dua që të kem më vështirësi tani dhe të më lehtësohen gjërat më pas."

Dikush kthehet e i kujton merkatën, Mourinjo përgjigjet sipas mësnyrës së tij: "Sigurisht do të përpiqemi të fitojmë, por na duhet pikërisht një qendërmbrjtës si Bekenbaueri, ku përveç atyre të katërt, nuk kam të gatshëm as Rivasin... Nuk ka dyshime mbi faktin që Bajerni i Mynihut është një nga klubet më të mirë në botë. Kujtoj që kur isha fëmijë, babai im më çonte në stadiumin "Da Luz" në Lisbonë për të parë ndeshjen Benfika-Bajern. Nuk do ta harroj asnjëherë që kam parë lojtarë të jshtëzakonshëm në fushë: Franc Bekenbauer, Gerd Myler, Sep Majer e Pol Brajtner. Ishte vërtet një grup i madh."

Më pas Mourinjo i përgjigjet Ranierit, që pas humbjes me Hamburgun, foli për ndryshime që e ndajnë me trajnerin e Interit. Dhe janë deklarata që s'kanë nevojë për shpjegime. Ja polemika e ndezur nga trajneri i Juventusit: "Kundërgoditje emotive pas këtij dështimi? Nuk e besoj, e mendoj ndryshe nga Mourinjoja. Nuk kam nevojë të fitoj për të qenë i sigurtë mbi atë që bëj, mua më mjafton të pësoj edhe një shuplakë, vitin e shkuar morëm shumë dhe reaguam." Dhe portugezi iu përgjigj dje kështu: "Jam në Itali për të mësuar jo për të bërë luftë fjalësh. Dua të fitoj me Interin, sa më shumë të jetë e mundur për ne dhe të harroj punën e të tjerëve. Ranieri? Ka të drejtë për ato që thotë: unë jam shumë kërkues me veten time dhe kam nevojë të fitoj për të pasur siguri nga gjërat. Për këtë motiv kam fituar shumë trofe në karrierën time. Ndërsa ai ka mendësinë e dikujt që nuk ka nevojë të fitojë dhe thuajse në moshën 70 vjeç ka fituar një Superkupë dhe një tjetër kupë të vogël. Është shumë i vjetër për të ndryshuar mendësi." Ndër të tjera Mourinjos i shndrisin sytë teksa flet për Kordobën që po përmirësohet çdo ditë: "Sot (dje) shënoi një gol në ndeshje stërvitore, ishte diçka e bukur, për mua stërvitja mbaroi aty." Në stërvitjen e fundit të zhvilluar në Apiano Xhentile, para se të nisej në Gjermani, Ibrahimoviç e Rivas, u stërvitën me shokët, sikundër dhe Adriano me Maikonin, që dje iu përkushtuan vetëm palestrës. Suedezi është një nga temat e tjera të rëndësishme në këto momente nga "Special One": "Në stërvitjen e fundit bëri gjithçka me skuadrën dhe duke e parë të punojë me të tjerët, më bëri të kuptoj se çfarë lojtarësh kemi. Për mua është një motivim shtesë të ndihmoj një djalosh të tillë dhe të bëjë diçka në karrierën e tij. Flitet shumë për Kakanë, që fitoi "Topin e artë", Mesin dhe Ronaldinjon, por kur punon 2-3 ditë me Ibrën, e kuptoj që ai është i veçantë."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›