Pranga 57-vjeçares, ishte dënuar për hashash
Gjirokastër- Akuza për kultivim hashashi ka vënë në pranga një shtetase 57-vjeçare nga një fshat i Gjirokastrës. Sipas burimeve të policisë së Gjirokastrës mësohet se e ndaluar është Arzime Ruko, lindur në fshatin Stërmbec të rrethit Përmet dhe banuese në fshatin Humelic të rrethit Gjirokastër.
“Ajo u ndalua se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me shkresë të posaçme ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit nga policia, pasi 57-vjeçarja ka qenë e dënuar me dy vite heqje lirie për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”- thanë burimet e policisë lokale.
Sipa shetimeve të bëra, kjo shtetase në vitin 2007,në fshatin Humelicë, kishte mbjellë në një parcelë pronë e saj, rreth40 rrënjë bimë bimënarkotike, të cilat i janë sekuestruar nga ana e Policisë.
Kapja e saj u bë në fshatin Humelic në banesën e saj dhe është shoqëruar në vendin e vuajtjes së dënimit.