E Diel, 1 Nëntor 2026

Huamarrja u shtrenjtua me 1 për qind brenda vitit të fundit

Kostoja që buxheti i shtetit ka për të paguar interesat e borxhit publik është rritur me shpejtësi gjatë vitit të fundit, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të interesave në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kostoja e borxhit të brendshëm është rritur me rreth 1 për qind gjatë vitit 2009, gjë që mbart një kosto vjetore shtesë prej rreth 4 miliardë lekësh, (30 milionë euro). Borxhi i brendshëm ishte rreth 400 miliardë lekë në shtator 2009 dhe kishte afat mesatar maturimi prej 410 ditësh, ndërkohë që interesat e paguara për të qenë mesatarisht 8.8 për qind në vit. Vitin e kaluar u rritën ndjeshëm edhe interesat e paguara për borxhin e jashtëm. Kredia shumë e shtrenjtë e marrë në euro nga disa banka vendase e të huaja këtë vit, do të rrisë ndjeshëm interesat e borxhit të jashtëm, ndërkohë që shtrenjtimi i bonove të thesarit dhe obligacioneve në tregun e brendshëm i ka rritur interesat. Në total, 31.4 miliardë lekë, (rreth 240 milionë euro), do të shkojnë për shërbimin e borxhit, shifër kjo 10 për qind më e lartë sesa vitin e kaluar. Shqiptarët do të paguajnë 3.7 për qind të PBB-së këtë vit për borxhet e qeverisë, nga 3.4 për qind që patën paguar vitin e kaluar. Statistikat e borxhit publik në Shqipëri pasqyrojnë vetëm borxhet e kontraktuara nga qeveria apo institucionet e ndryshme shtetërore nën garancinë e qeverisë, por nuk përfshijnë borxhe të panënshkruara, si p.sh., kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›