Përmirësohet situata në Kaskadën e Drinit, vazhdon shkarkimi

Tiranë, 10 janar NOA Vazhdon të përmirësohet
situata në Kaskadën e Drinit.
Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile
bëri të ditur sot se në Hidrocenteralin e Fierzës ka rënë në 291.58 metra nga
293 që arriti maksimumin.
Të dhënat deri në orën 13:00 të ditës së sotme
tregojnë se prurjet në Fierzë kanë arritur në 650 metër kub ujë në sekondë.
KESH bëri të ditur se tre hidrocentralet po vazhdon të shkarkohet ujë përmes
portave të sigurisë, ndonëse në sasi më të ulëta se sa një ditë më parë.
Mësohet se në Fierzë është duke u shkarkuar
400 metër kub ujë në sekondë.
Ne Hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka rënë më shumë se një metër
krahasuar me dje duke arritur kuotën 170 metra, ndërsa Vau i Dejës ndodhet në
kuotat 74.34 metër.