E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen të dhënat më të fundit mbi situatën e përmbytjeve

Tiranë, 10 Janar NOA Ministria e Brendshme
publikoi para pak çastesh të dhënat më të fundit mbi situatën e emergjencës humanitare
në zonat e prekura nga përmbytjet.

Fatmir Konja, shef i shtypit të MB tha se në
vijim të detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror, strukturat e
Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në
zonat e përmbytura gjatë ditës së sotme realizuan këto operacione:

Nga DBUMK në bashkëpunim me strukturat e
ushtrisë janë kryer operacionet për furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e
gjallë, gjithsej 10 tonë:

Komuna Dajç 3, 5 Ton.

Komuna Ana e Malit 2, 5 Ton.

Komuna Bushat (Mali Jushit) 4 Ton

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së
Qarkut Shkodër të mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së
Brendshme janë zbatuar në terren operacionet për ruajtjen dhe sigurimin e
argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe u bashkëpunua me strukturat e
tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e
komunitetit nga zonat e përmbytura.

Nga strukturat e Forcave të Armatosura janë
kryer operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në:

Komunen Dajç 8 ton ushqime, 1000 palë çizme të
ardhura nga Kompani private

Komunen Velipojë, 2 ton ushqime, 2 ton uje.

Komunen Guri i Zi, 2, 5 ton ushqime nga
Shoqata Turk Horizont

Bashkinë Shkodër 50 pako ushqime në lagjen
Livadhe.

Strukturat e Forcave të Armatosura janë angazhuar
për evakuimin e rreth 160 personave në Komunen Bushat, fshatin Mali Jushit, Obot,
komuna Ana malit, Ura Gjon Lulit, Komuna Velipoje, Komuna Rrethina, Bashkinë
Shkodër në lagjet bahçallek dhe Livadhe.

Strukturat ushtarake Greke janë aktivizuar në
largimin e ujrave me pompa pranë stacionit të pompave në Draqin

Strukturat e huaja të ardhura nga Maqedonia, Sllovenia,
Greqia, Italia, janë akomoduar pranë repartit Vau Dejës në pritje për të marrë
detyrat nga zyra operacionale ushtarake e ngritur pranë KECQ.

Rezervat e Shtetit kanë marrë masat e duhura
duke transportuar brënda ditës së sotme të gjithë kontigjentin e ndihmave të
kërkuar nga KECQ për llogari të njesive vendore.

Gjatë ditës së sotme janë takuar me kryetarin
e KECQ, atasheu ushtarak amerikan dhe Drejtori i USAID-it. të cilët u informuan
për situaten në rajonin e njësive vendore të përmbytura.

Është punuar për përforcimin e argjinaturës, në
Velipoje, Ças, Dajç.

Nga KEC të njësive vendore kanë filluar të
vijnë evidencat që bëjnë fjalë për sasinë e saktë të familjeve të evakuuara
brenda dhe jashtë territorit të komunës.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me
DPQ të punoi për piketimin dhe vendosjen e kufizuesve në akset e rrugëve të
përmbytura.

DRA në vijim të porosive të Ministrit të
Arsimit mori masat e duhura dhe hartoi programet përkatëse për asistencën e qendrave
të pritjes së komunitetit të evakuuar me psikologë të shkollave të mesme.

Të
dhëna mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive
të përmbytura:

Nr.

Njësia
vendore

Tokë
e përmbytur

Persona
të evakuuar

Shtëpi
të përmbytura

1

B.
Shkodër

250
ha

586

330

2

K.
Dajç

2000
ha

2000

1187

3

K.
Ana Malit

1200
ha

282

180

4

K.
Velipojë

2000
ha

25

50

5

K.
Bërdicë

1900
ha

810

368

6

K.
Guri Zi

1000
ha

730

200

7

K.
Bushat

1700
ha

312

150

8

K.
Qendër, M. Madhe

50
ha

10

8

9

K.
Rrethina

300

25

16

Gjithsej

10.
400 ha

4780
persona

2489
shtëpi

Te dhëna
orare per kaskaden e Drinit dhe Ulzes: ora 18:00, 10. 01. 2010

a. Kuotat,
prurjet dhe prodhimi

HEC

K.
max. lejuar
(m)

K.
orare
(m)

Dif.
Kuotave orare
(cm)

Prurjet
orare
(m3/sek)

Prodhimi
orar
(MË)

Fierze

296.
00

291.
53

 -2

700

450

Koman

175.
00

170.
21

 -8

200

580

V.
Dejes

76.
00

74.
11

 -2

170

250

Ulez+Shkopet

128.
80

127.
91

 +3

180

12

HEC
e tjere

43

Derdhje
uji

 Fierze

 Koman

 V. Dejes

 Ulez

Shkopet

Porta
(m3/sek)

 650

800

 1200

 0

 0

Agr
(m3/sek)

 450

580

 560

 64

 80

Total
(m3/sek)

1100

1380

 1760

 64

 80

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›