Huckaby nuk garon për president të SHBA-së

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 16:30
Mike Huckaby, ish-guvernatori i shtetit jugor amerikan të Arkanzasit, ka thënë se ai nuk do e fillojë një fushatë të dytë për të fituar nominimin si kandidat për President të SHBA-së.
Republikani Huckaby ka bërë këtë njoftim në televizionin amerikan, Fox.
Vendimi i Huckabysë edhe më tutje lë partinë republikane pa një kandidat të fortë, i cili do të përballej me presidentin Barack Obama, përkrahja për të cilin është rritur që prej vrasjes së Osama Bin Ladenit.
Mike Huckaby, një konservator i njohur, rregullisht gjendet në nivele të larta të popullaritetit në nivelin kombëtar.