E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hoxhaj vazhdon vizitën në SHBA

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 17:17

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj nesër dhe pasnesër do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Po ashtu ministri Hoxhaj do të takohet me një grup të madh të kongresistëve të Kongresit Amerikan, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare Center for Strategic and International Studies.

Hoxhaj gjatë qëndrimit në Uashington do të takohet edhe me shumë personalitete të jetës publike në Amerikë dhe me miq të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›