Hugo Çavez i dhuron një ishull Barak Obamës
Presidenti venezuelian, Hugo Çavez, vendos t’i dhurojë një ishull homologut të tij amerikan, Barak Obamës. Premtimi i presidentit të Venezuelës erdhi gjatë samitit të Amerikave, i cili përfundoi të dielën në Trinidad Tabako.
Emri i ishullit është Petty, dhe ndodhet përballë Filadelfias. Sipërfaqja e tij është 214 hektarë, dhe që prej vitit 1982 është pronë e Citgo, filialit shtetëror të naftës në Venezuelë.
Ishulli nuk përdoret që prej vitit 2001 me qëllimin për t’u kthyer në një strehë për kafshët, për shkak të diversitetit të florës dhe faunës që ka.
Më parë Çavezi i pati dhuruar edhe një libër Obamës, i cili u kthye menjëherë në bestseller. Dhuratat e Çavezit vijnë në linjë me politikën e përmirësimit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Venezuelës.