Rama kundër centralit
Shkodër -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Shkodër, në vazhdim të prezantimit të Programit të ri qeverisës. Nga qyteti i Shkodrës ai ka anatemuar dhe idenë e vendosjes së një centrali bërthamor atje. “Pas 68 ditësh, ne do ta dëbojmë këtë fantazëm ndiellakeqe të centralit bërthamor nga dyert e këtij qyteti, që nuk mund të bëhet kurrë Gërdeci i Evropës dhe do ta mbyllim një herë e mirë në arkivin e gafave 18-vjeçare të politikës së vjetër idenë marroqe të centralit bërthamor në Shkodër”-theksoi Rama.
Ai theksoi se edhe në 2005 Berisha u pati premtuar vlonjatëve se ata do të zhvillonin referendumin nëse e donin apo jo TEC-in, por-shtoi Rama- ky referendum nuk u zhvillua kurrë . Duke folur për Programin e ri qeverisës Rama u përqendrua tek politikat e reja për rritjen e numrit të të punësuarve në vend. Punësimi premtoi kryesocialisti është kryefjala e programit të ri të socialistëve.