Hulian Sançes: Spanja nuk është Spanjë, pa Ksavin dhe Injestën
Unë nuk jam shumë për Torres, do të preferoja më shumë Lorenten, apo Negredon. Ky i fundit është një lojtar shumë i kompletuar dhe mbi të gjitha, këtë nuk e njeh asnjëri
Nuk më pëlqen Pepe, nuk më pëlqejnë lojtarët e dhunshëm dhe që aktrojnë. Eshtë në një gjendje fizike shumë të mirë, por dhe mund të them se është një lojtar i çrregullt
Takimin me trajnerin spanjoll të Tiranës, Hulian Rubio Sançez, e kishim lënë më parë. Ai, si përherë i gatshëm për të komunikuar me gazetarët, e pranoi ftesën me shumë kënaqësi.
Ndërsa po e prisnim në hollin e hotelit, ku janë grumbulluar bardheblutë ndërsa kanë nisur fazën përgatitore, Rubio erdhi menjëherë fill pas përfundimit të seancës stërvitore të paradites. Në dorë mbante një dosje, mbi të cilën me lehtësi lexoje të shkruar Grevenmacher, emri i rivalit të Tiranës për kupën Europa League.
Kishte edhe një DVD me ndeshje të kësaj skuadre. Dukej qartë që kishte nisur punën për studimin e kundërshtarit të tij të radhës. Ndërsa shkëmbyem disa mendime për gjendjen e Tiranës, për mundësinë e saj të kalimit të turit të parë në Europa League, të cilat trajneri spanjoll i bardhebluve i ka shprehur në shtyp, kaluam tek biseda për të cilën kishim kërkuar ta takonim. Ishte e qartë arsyeja.
Në prag të ndeshjes gjysmëfinale Portugali – Spanjë donim të shkëmbenim me të disa mendime për emisionin Proces Euro 2012, ku natyrisht që është biseda do të përqendrohej tek gjendja, mënyra e lojës së Spanjës, anët e saj pozitive, por edhe ato negative.
Dhe mbi të gjitha, donim të mësonim prej tij edhe një mendim për mënyrën se si mund të frenohej Kristiano Ronaldo, sulmuesi portugez, i cili aktualisht gëzon në formë të mirë sportive dhe vëmendja e të gjithëve është përqendruar te ky lojtar.
Dhe më mirë se sa Hualian Rubio Sançez, ky trajner spanjoll i Tiranës, i cili e ka përjetuar dhe prekur me duart e tij këtë futboll të kampionëve të Botës dhe Europës, askush nuk mund ta bënte. Po riprodhojmë bisedën që zhvilluam me të.
- Mister Rubio le të flasim tani pak për Europianin?
- Po e ndjek çdo ditë.
- Si e shihni?
- Shoh një Europian të vakët. Kur vijnë ndeshjet e forta, atëherë sheh futboll të mirë. Mua më ka zhgënjyer Franca. Ndërsa ndeshja midis Anglisë dhe Italisë ishte me shumë nivel edhe pse u zgjidh me penallti. Tani po shohim lojtarët e mirë dhe ndeshje të mira.
- Të flasim pak për numrin 9 të Spanjës?
- Unë kam mendimin tim, gjë që ma kanë kërkuar edhe gazetarët spanjollë. Por unë gjithmonë përgjigjem, duke thënë se kam shumë respekt për trajnerin dhe nuk dua të krijoj asnjë problem për të.
- Çfarë ka sjellë ky sistemi i Spanjës, 4-6-0, është një revolucion dhe a do ta imitojnë edhe trajnerë të tjerë?
- Të imitosh nuk është mirë asnjëherë. Kombëtarja spanjolle është si Reali i Madridit, apo Barcelona. Një ekip luan në një mënyrë të caktuar sepse ka lojtarët që luajnë kështu, ndërsa ekipet e tjera nuk i kanë këta lojtarë.
- A ka një ngjashmëri midis Spanjës së sotme dhe Hungarisë së viteve 50?
- Po, është e vërtetë edhe ka shumë vite largësi midis këtyre ngjasimeve. Hungaria e atyre viteve kishte shumë njerëz që lëviznin në mënyrë të parregullt, lojtarë që lëviznin shumë. Ashtu si edhe Holanda e 70-s, që mund të krahasohet me to, kanë ngjashmëri. Numri 9 e asaj Holande ishte Krujfi, që nuk ishte një 9 sulmuese. Edhe me Francën e 84-s Spanja e sotme ngjason disi.
- A është Portugalia kundërshtari më i fortë për Spanjën?
- Portugalia është një skuadër e fortë, pasi është përmirësuar shumë në këto dy vitet e fundit. Nga ndeshjet e Botërorit, që unë i ndiqja nga Spanja, ata kanë ndryshuar koncept. I japin më shumë përparësi shpejtësisë se sa mbajtjes së topit.
Janë më shumë skuadër kundërsulmuese, se sa e sulmeve të gjata. Dhe po arrijnë të marrin rezultate. Sigurisht kjo vjen edhe sepse kanë lojtarin përbindësh që është Kristiano Ronaldo.
- Si ju duket Spanja e Europianit në krahasim me Spanjën e Botërorit. A të jep përshtypjen se Spanja e këtij Europiani e ka më të vështirë për të shënuar?
- Kështu është, pasi Spanjën tani e njohin më shumë dhe kundërshtarët i përgatiten më mirë. Nuk është më e lehtë. Kur një ekip fillon të bëhet i parashikueshëm, duhet të fillojë të mendoj për diçka ndryshe.
- Kjo bën që të ketë më shumë mbajtje topi dhe më pak gjuajtje në portë?
- Mua personalisht më pëlqen kontrolli i topit, por më pëlqen edhe vertikalizimi. Spanja ka filluar të mos më pëlqejë shumë. Në sezonin që u mbyll, më tepër më pëlqente Reali i Madridit se sa Barcelona, për mënyrën se si luante. Mua më pëlqen të luhet më shumë me vertikalizime.
- Çfarë i mungon më shumë Spanjës, një David Vila apo një Torres?
- Unë nuk jam shumë për Torres, do të preferoja më shumë Lorenten, apo Negredon. Eshtë një lojtar shumë i kompletuar dhe mbi të gjitha, këtë lojtar nuk e njeh asnjëri. Luan te ekipi i zemrës sime, Sevilja dhe unë e kam parë të luaj shumë. Këta të dy, Lorente apo Negredo, mund të bëjnë diçka ndryshe nga Torres, por Vila mund të jetë një lojtar që mungon.
- A është dueli Spanjë – Portugali, një duel mes Barcelonës dhe Realit të Madridit?
- Edhe mund ta konsiderosh kështu. Kemi Mourinjon dhe Guardiolën, por këtë herë kemi një Mourinjo dhe Guardiola ndryshe. Në çdo moment është Real Madrid – Barcelona, dy stile perfekte.
- Si e parashikoni ndeshjen?
- Do të kemi një Spanjë që do të synojë ta kontrollojë ndeshjen dhe nga ana tjetër një Portugali, që do të tentojë me kundërsulme. Nani dhe Ronaldo janë lojtarë shumë të mirë. Te Mançesteri Nani është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ronaldo dhe Mesi nga ana tjetër, janë dy lojtarët më të mirë në botë. Por kemi edhe lojtarë të tjerë të Portugalisë me një nivel të lartë.
- A ju habit Pepe në këtë Europian, vetëm një faull ka bërë?
- Nuk më pëlqen Pepe, nuk më pëlqejnë lojtarët e dhunshëm dhe që aktrojnë. Eshtë në një gjendje fizike shumë të mirë, por dhe mund të them se është një lojtar i çrregullt.
- Na jep një parashikim për ndeshjen?
- Unë dua që të kualifikohet Spanja, sepse jam spanjoll. Por e kam frikë Portugalinë, i kanë konceptet e futbollit shumë të asimiluara.
- Po të ishte për të zgjedhur, do të preferonit në gjysmëfinale, Gjermaninë apo Portugalinë?
- Në këtë moment do të ishte më mirë Gjermania, pasi Portugalia është shumë e rrezikshme në gjysmëfinale. Ndërsa në një finale do të ishte më e frikshme Gjermania. Ndërsa në gjysëmfinale do të preferoja Gjermaninë.
- Pse Del Boske nuk bën një rotacion, duke parë që Injesta dhe Ksavi kanë luajtur shumë minuta?
- Ka një gjë shumë të qartë. Ish-trajneri i Spanjës, Luis Aragonez, thoshte shpesh një frazë: Pa Ksavin Barcelona nuk është njësoj dhe as kombëtarja nuk është njësoj.
Ndërsa tani pa Ksavin dhe Injestën Barcelona nuk është njësoj dhe as kombëtarja nuk është njësoj. Ata janë lojtarë që nuk lodhen, sepse luajnë shumë me topin. Një skuadre mund ti mungojë Mesi, Torres, Negredo, por jo Ksavi dhe Injesta.
- Tre ekipet gjysëmfinaliste, përveç Italisë, kanë në përbërjet e tyre shumë Real Madrid. Hoze Mourinjo a është një trajner i madh?
- Mourinjo është një trajner shumë i mirë. Më duket njeriu perfekt për të drejtuar Realin e Madridit, sepse ka disa vite që Reali nuk po ngrihej dot dhe ai është i vetmi njeri që mund ta ngrinte. Nuk jam shumë dakor