E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk, asnjë problem me bashkëlojtarët

Sulmuesi i Zenit St Petersburgut, Hulk ka mohuar sugjerimet rreth përçarjeve brenda ekipit të shkaktuara pas ardhjes së tij në klub nga Porto.

Braziliani ishte fajësuar nga disa prej bashkëlojtarëve për krijimin e mospajtimeve në skuadër për shkak të pagës së tij të lartë për dallim nga të tjerët.

Por, Hulk në një deklaratë për Mediaset, ka sqaruar se: “Nuk ka probleme në zhveshtore dhe nuk është e vërtetë se nuk më pasohet topi. E dëshmon asistimi i golit kundër Milanit në fund të pjesës së parë”. Zenit humbi 2-3 nga Milani në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›