Mata mundet më mirë

Mesfushori i Chelseat, Juan Mata synon të luajë edhe më mirë pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren kundër Nordsjaelland në Ligën e Kampionëve.
Mata shënoi dy gola në fitoren 4-0 në Copenhagen duke ndihmuar skuadrën të ngjitet në krye të Grupit E pas dy ndeshjeve. Ai ka realizuar katër gola dhe katër asistime në katër takimet e zhvilluara si titullar pas rikthimit nga pushimi i zgjatur.
“Dua të përmirësohem. Ndihem mirë. Kjo ishte një prej javëve më të mira për mua. Luajta mirë kundër Stoke, Wolves, Arsenalit dhe tani kjo”, deklaroi Mata për Daily Mail.