E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos kërkon falje

Sergio Ramos ka shfrytëzuar takimin e Real Madridit para ndeshjes kundër Ajax Amsterdamit të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, për ti kërkuar falje bashkëlojtarëve për shqetësimet e krijuara në javën e fundit.

E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar të enjten se Ramos i kërkoi falje bashkëlojtarëve dhe ritheksoi besimin ndaj trajnerit Jose Mourinho.

Reprezentuesi spanjoll së fundmi ishte lënë jashtë formacionit bazë nga Mourinho për shkak të arsyeve disiplinore. Por, ai luajti si titullar në fitoren 4-1 ndaj Ajaxit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›