E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali do të përmirësohet

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është ndarë kryesisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 4-1 ndaj Ajaxit në Amsterdam Arena të mërkurën.

Cristiano Ronaldo realizoi het-trik kurse Karim Benzema shtoi një gol tjetër për fitoren e dytë të njëpasnjëshme të Realit në Grupin D të Ligës së Kampionëve. Mourinho mendon se ekipi luajti mirë por insistoi se ka hapësirë për përmirësime.

“Më pëlqeu shumë ekipi për 75 minuta, 45 të parat dhe pjesa e dytë pas golit të Ajaxit. Por, mendoj se mund të luajmë edhe më mirë”, u shpreh Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›