Hulk në Chelsea për 47 milionë euro

Chelsea është e gatshme të shpenzojë 47 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Portos, Hulk.
Sipas të përditshmes angleze The Guardian, gjiganti londinez ka arritur marrëveshje me klubin portugez. Hulk, emri i plotë i së cilit është Givanildo Vieira de Souza, pritet të transferohet në Stamford Bridge ku do të zë vendin e Didier Drogbas i cili ka vendosur të largohet nga Chelsea pas tetë vitesh në klub.
Chelsea përveç Hulkut, besohet se ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të Lilles, Eden Hazard.