Maicon, vazhdon ose largohet

Menaxheri i Douglas Maiconit ka vënë dyshime rreth të ardhmes së tij në Inter. Mbrojtësi brazilian ka kontratë me gjigantin milanez deri në qershor 2013 që nënkupton se do të jetë futbollist i lirë gjatë verës së vitit të ardhshëm nëse nuk vazhdon kontratën në Giuseppe Meazza.
“Jemi në pritje të bisedimeve me drejtuesit e Interit rreth vazhdimit të kontratës por në të njëjtën kohë mendojmë edhe për largim”, deklaroi Mario Rosi për Inter News.
Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për transferimin e Maiconit i cili në të kaluarën kërkohej edhe nga Real Madridi.