Zyrtare: Rodgers, trajner i ri i Liverpoolit

Liverpooli ka konfirmuar se Brendan Rodgers do të jetë menaxher i ri i skuadrës.
Ish-menaxheri i Swansea Cityt zëvendëson Kenny Dalglish, i cili u shkarkua pasi ekipi përfundoi në pozitën e tetë në Premier Ligë, edhe pse arriti në finale të Kupës FA dhe të Ligue Cup, duke e fituar këtë të fundit.
Rodgers vjen në Anfield pas vetëm katër vitesh përvojë si trajner, pasi më herët kishte drejtuar edhe skuadrat si Watford dhe Reading.
39-vjeçari ka marrë shumë lavdërime dhe përkëdhelje për lojën e posedimit të topit duke pasuar, në sezonin e tij të parë te Swansea në Premier Ligë, duke e çuar skuadrën në pozitën e 11-të.
Gjatë një pronocimi pë faqen zyrtare të kluit, Hodgers ka falënderuar pronarin e Lierpoolit, John W. Henry, dhe drejtorin e bordit, Tom Werner, që i kanë dhënë shansin të drejtojë një “projekt të mahnitshëm”.