E Diel, 1 Nëntor 2026

Prandeli: Kur luaja unë, më vinte turp nga humbjet

ITALI- Skandali i basteve, që ka çuar nën pranga personazhe shumë të njohur të botës së futbollit në Itali, duket se nuk e ka tjetërsuar trajnerin e kombëtares së kaltër Çezare Prandeli. Sot, përpara mediave, tekniku i Italisë ka folur për 40-50 persona për së mbrapshti, të përfshirë në këtë skandal bastesh dhe që janë shumë larg stilit të tij të jetës dhe të të menduarit për futbollin. 

“Do të më pëlqente një shoqëri, ku ekziston maksimumi i tolerancës, - tha Prandeli. – Ndjehem në siklet të mbroj 40-50 persona të praptë, ashtu si edhe tifozët racistë nëpër stadiume, siç ndodh me Balotelin. Kur luaja unë, nëse humbisja më vinte turp dhe nuk dilja nga shtëpia për disa ditë. Për këtë arsye, indinjohem për këto gjëra”, shtoi ai.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›