Hulk vlen 100 milionë euro

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 17:00
Presidenti i Portos, Pinto da Costa, ka mohuar spekulimet se Milan mund të transferojë sulmuesin Hulk gjatë verës, duke theksuar se braziliani nuk do të lejohet të largohet për më pak se 100 milionë euro.
“Hulk në Milan duhet të jetë shaka. Ata më parë kishin kërkuar Cissokhon e më pas u tërhoqën për shkak të dhëmbëve të tij që i ka më të mirë se unë. Hulk vlen 100 milionë euro dhe ne nuk do të lejojmë largimin e tij edhe nëse dikush më ofron 99 milionë euro. Ju ose paguani atë shumë ose asgjë”, tha Da Costa për të përditshmen portugeze Record.