Human Rights: Qeveria respekton diversitetin, edhe atë të opozitës
Jashtë çdo dyshimi, shqiptarët kanë treguar gjithmonë një tolerancë ndaj të ndryshmes. Jo vetëm për kohën e sotme moderne. Ata kanë treguar të jenë gjithashtu një hap përpara vendeve me traditë më të hershme demokratike, me pavarësi më të gjatë se Shqipëria. Madje kemi treguar se jemi një popull i jashtëzakonshëm, sepse flasim për gjithçka, kurrsesi pa komplekse në argumentime. Vetë fakti që kemi legalizuar në vitin 1936-37 heqjen e perçes, të drejtën e abortit aty ku e kërkon shëndeti i gruas në radhë të parë, etj. Mirëpo edhe së fundmi organizata e njohur për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut “Human Rights ëatch” përshëndet miratimin e “Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të miratuar në 4 shkurt në Tiranë dhe i kërkon Shqipërisë zbatimin e plotë të tij. Si simbolin e modernizmit e të reformizmit “ky ligj është një premtim i madh – por është vetëm fillimi”, i shkruan Kryeministrit Berisha, Boris Dittrich, Drejtor në Human Rights ëatch.
Shumë mund ta kuptojnë këtë ligj të miratuar si karshillëk që i bëjnë BE, po nuk është krejt ashtu ose të paktën vendimi i Qeverisë Berisha për të shkuar drejt Evropës, do të thotë se është vendosur respektimi i plotë i të drejtave të njeriut, kundër çdo diskriminimi, qoftë ndaj minorancave seksuale, racore, etnike, etj. Për më tepër, Parlamenti Shqiptar ka miratuar më herët, qysh në vitin 1995 një ligj ku prirjet homoseksuale nuk konsideroheshin më krim, kështu që nga ana legjislative regjistrohet trendi progresist i këtyre 14 viteve. Ndoshta shumë mendojmë se këto gjëra janë jo imperative për shoqërinë shqiptare, madje konfrontuese me psikologjinë mbizotëruese. Por nuk është kështu, për shembull në 1937, Mbreti Zog në kuadër të reformimit dhe çlirimit të shoqërisë shqiptare nga fanatizmi fetar bëri të mundur të balanconte figurën e gruas në publik, edhe me heqjen simbolike të perçes nga ana e princeshave.
Politikisht çështja e diskriminimit seksual mund të interpretohet edhe si një gjest tolerance në legalizimin e dashurive ylberiste të G(ay)99.
Shumë herë opozita ylberiste shqiptare u referohet raporteve dhe rezolutave të organizata të huaja kundër qeverisë Berisha. Sot opozita hesht në këtë kauzë pasi qeveria ia legalizoi homo-filinë.