E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur pretendimet antikushtetuese i shqipton Saikeq Tahiri

Sa për ndershmëri politike, thjesht për ndershmëri, Saimir Tahiri duhen të ulet në stolin e rezervave. Nuk ka më fuqi. Edhe kapërcimi logjik i ligjit që bën deputeti i pakryer Saikeq Tahiri që karta e “Kushtetutës” nuk pengon “kutitë”, dëften dobësi njëherë personale dhe së dyti për nevojën që ka PS për operacionin e manipulimit të opinionit publik. Nuk hahet sapuni për djathë. Sot e gjithë ditën Partia Socialiste ka për qëllim kryesor gati maniakal të vetin të rishqyrtojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor si dhe të vlerësojë apo komentojë (me komision hetimor parlamentar) mënyrën se si gjykata ka arritur në këtë përfundim. Por në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, për nenin 77/2, objekti i
komisionit të hetimit kufizohet deri në atë shkallë sa nuk cenon veprimtarinë e organeve të tjera kushtetuese (në këtë rast gjykata e zgjedhjeve). Natyrisht është absurde mantra e përditshme për shtyp e Partisë Socialiste për “hapjen e kutive”, sepse është një më shumë se një pretendim (një qëllim) për të vendosur vullnetin politik mbi vendimin e gjykatave. Po ashtu është absurde prishja e balancës së pushteteve kushtetuese. Mirëpo këtu ndahen përfundimisht pozicioni legalist i maxhorancës nga pretenca (autopsia e kadavrës zgjedhore) të kërkuar nga Edi Rama. Saimir Haiti niset nga një aksiomë shpërfytyruese, sepse e merr të mirëqenë manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Por e kundërta është e vërteta. As sot e kësaj ditë nuk ka asnjë provë të manipulimit të zgjedhjeve (raporti i OSBE/ODHIR-it dixit), assesi PS nuk ka bërë të mundur gjetjen e një provë të deformimit të votës. Sajesa e kutive është një nga iluzionet më koperfildiane të vetë-sugjestionimit të një opozite me kryetar egoarkun Rama. Nuk ka gënjeshtër më të madhe kur i beson qorrësisht një sajesë personale, një sugjestionimi justifikues të humbjes personale. Por humbja është humbje, dhe vetëm duhet pranuar. Ashtu siç duhen pranuar vendimet e gjykatave mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Ka të drejtë Tahiri kur thotë se “pavarësia dhe liria e hetimit përtej çdo kufizimi te imponuar nga vullneti i shumicës parlamentare”, por pavarësia e PS nuk mund të shkojë deri aty se të cenojë ndarjen dhe balancimin e pushteteve në një demokraci liberale. Nëse parlamenti merr edhe funksionet e gjykatësit dhe të prokurorit ahere nuk kemi demokraci por jakobino-kraci. Kërkesa për thyerje me dhunë maxhorance të vendimet e të gjykatave, Kolegjit Zgjedhor, Gjykatës Kushtetuese, e cila në mënyrë taksative thekson se përpjekjet e komisioneve hetimore për t’u marrë me çështje të gjykuara apo të juridiksionit të gjyqësorit bien ndesh qartësisht me Kushtetutën dhe parimet e saj. Ka pasur raste kur njerëz që kanë shkelur ligjin me dy këmbë, nuk e kanë pasur për gjë të shkelin me këmbë mbi demokracinë. Lumturisht opozita destruktive nuk ka aq fantazi sat ë jetë e paparashikueshme vë qëllimet dhe veprimet e saj, sepse kemi të bëjmë me lidership mediokër, të korruptuar me paratë e betonarmesë.
Kur kulimi Edi Rama deklaron se “nuk dua të bëj pazare”, është po aq e vërtetë e kundërta e saj, po kërkon të matrapazojë opozitën. Në konformacionin si politikan gjithmonë kulisat kanë përsipër të shpëtojnë fatin e bashkisë apo Partisë Socialiste. Ka ardhur momenti t’i pritet kordoni ombelikal që ushqen destruvitetin anarkist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›