Mançesteri thyen tabunë, Milani është i eliminuar
LONDER-Mançester Junajtid ka bërë një hap të sigurt drejt çerekfinaleve të Champions League, duke mposhtur 3-2 Milanin në "San Siro". Ndonëse pa një futboll spektakolar, "Djajtë e Kuq" kanë marrë atë që kanë dashur përballë një rivali që gjithnjë e kanë patur të vështirë ta eliminojnë. Në krahun tjetër, klubit italian u duhet të pranojnë se kjo skuadër ka nevojë për rinovim për të ruajtur hapin e skuadrave kundërshtare në arenën europiane. Ndeshja e mbrëmshme ka dhuruar ngjyra spektakli në të 90 minutat e saj, por në fund fituesit kanë dalë "Djajtë" e Ferguson. Një skuadër cinike ajo e vendosur në fushë nga skocezi, që të paktën dje nuk ka menduar aq shumë për lojën sesa për rezultatin. Megjithëse kaloi në avantazh pas vetëm 3 minutash, Milani nuk mundi t'i bëjë dot ballë qarkullimit të topit të anglezëve e sidomos, kundërsulmit të tyre vrasës. Tashmë në "Old Traford" do të jetë një mision thuajse i pamundur për italianët, megjithëse 5 vjet më parë atje kanë arritur të fitojnë 1-0. Ferguson diti edhe këtë herë të gjejë taktikën fituese për skuadrën e tij, e cila prej vitesh është në majë të futbollit në Evropë.
Ndeshja
Milani e ka nisur takimin e mbrëmshëm me një dëshirë të çmendur për të realizuar dhe pas vetëm 3 minutash, Ronaldinjo mposhti Van Der Sar me një goditje të bukur brenda zonës. Topi pësoi edhe një devijim përpara se të përfundonte në rrjetë. Anglezët nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë morën frenat e lojës në dorë. Ronaldinjo pretendoi për një penallti në këtë pjesë të parë, por që nuk u dha nga gjyqtari portugez. Në minutën e 36-të, kur italianët dukeshin dominues, Fleçer fut një kros që Skols arrin ta devijojë saktë për në portën e Didës, duke barazuar gjithçka. Pjesa e dytë nis sërish me Milanin në sulm, por rasti më i mirë vjen pas një goditje dënimi të Pirlos, që Van Der Sar e devijon në korne. Më pas ishte Pato që mund të shënonte pas një krosi nga e majta, por godet lart me kokë. Kur pritej goli i Milanit, Uejn Runi realizon i lënë i lirë në zonë. Sulmuesi u jep qetësi "Djajve të Kuq", të cilët në minutën e 74-t gjejnë edhe golin e tretë, sërish me Runin. Dy vendosje gabim të mbrojtjes italiane çuan në dy gola të Mançesterit. Në minutat e mbetura, Milani ka sulmuar me forcën e dëshpërimit dhe 5 minuta para fundit, Klarens Sedorf, i futur në vend të Bekham, arrin të realizojë. Një gol që hap disi gjërat për në "Old Traford", por skuadrës së Leonardos i duhet të shënojë patjetër dy gola për të shpresuar. Mision që duket më shumë se i vështirë, duke parë sigurinë dhe formën e Junajtid në stadiumin e vet.
(d.b/BalkanWeb)