Liberalizimi i vizave, Berisha: Hyrja e Shqipërisë në listën e bardhë të “Schengenit”, prioriteti kryesor i qeverisë

Qeveria angazhohet maksimalisht për realizimin e objektivave integruese brenda periudhës së premtuar. Duke u ndalur te procesi i liberalizimit të vizave gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për këtë çështje, kryeministri Sali Berisha u shpreh se hyrja e Shqipërisë në “Schengen”, mbetet prioriteti kryesor për qeverinë.
Për këtë, kryeministri konfirmoi angazhimin institucional për finalizimin me sukses të këtij synimi madhor, siç është lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian. Kreu i qeverisë, vuri në dukje se procesi i liberalizimit të vizave është në rrugë të mbarë dhe në takimet me ekspertët e KE-së është bërë një informacion i saktë dhe të përgjegjshëm e të gjithë punonjësve të ardhur për të njohur ecurinë e këtij procesi. Berisha theksoi se një ekip i Komisionit Europian ka vizituar vendin dhe ka pasur kontakte me punonjës të administratës dhe të institucioneve.
“Në të gjitha blloqet e urdhër-rrëfyesit japin rezultate të prekshme theksoi Berisha duke shtuar se ky proces u shndërrua edhe në një faktor të rëndësishëm të ndryshimeve në kahe pozitive të vendit”.
Më tej, në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për liberalizimin e vizave, Berisha foli edhe për ligjin kundër diskriminimit, duke konsideruar miratimin e tij si shumë të rëndësishëm, ndërsa urdhëroi ngritjen e sekretariatit për zbatimin sa më të shpejtë të këtij ligji.