Humb gjurmët minatori, 21 ditë i zhdukur

Humb gjurmët prej 21 ditësh, minatori Roland Dauti, punonjës i kompanisë ACR. Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se 26-vjeçari, nga fshati Vajkal, i cili prej disa vitesh ka qënë punonjës i kësaj kompanie, eshte zhdukur. Ende nuk ka një të dhënë sa i takon destinacionit të tij, ndërsa familjarët janë drejtuar në polici, për të ditur për fatin e familjarit. Ndërkohë nga ana tjetër, babai i 26- vjeçarit, mjaftë i shqetësuar, thekson se para 21 ditësh, pasi ka mbaruar protesta, djali ka mbërritur në banesë, ka lënë gjërat personale dhe është larguar në drejtim të paditur.
Pasi kanë ndërprerë punën prej 2 muajsh, ende minatorët nuk kanë rrënë në një pikë të përbashkët për ti dhënë fund këtij rrugëtimi. Ndërkaq, minatorët e Bulqizë kanë kërcënuar se nëse deri të hënën, firma ACR nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë ato nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë. Tre kërkesat e tyre jana: Të largohet administratori, të paguhen ditet e grevës dhe sigurimet shoqerore.
Ditë më parë, ACR ra dakort që të rriten pagat në masën 20%, të investojë në minierë, të paguajë pagën e 13-të, por nuk ka plotësuar një ndër kërkesat që sipas minatorëve cilësohet si ndër më kryesoret, që është largimi i drejtorit të minierës, pretendim që ACR nuk e ka pranuar.