Humb jetën e aksidentuara në Mamurras
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pak orë më parë në aksin Mamurras -Superstradë.
Një automejt tip Benz me targa La 5832 A ka përplasur dy këmbësore të cilat po kalonin rrugën, duke i lënë të plagosura rëndë.
Shtetaset Dylbere Likmetaj 43 vjeç dhe Hatixhe Sela 40 vjeç janë goditur nga drejtuesi i automjetit që po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ku kjo e fundit ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Altin Mema, 27 vjeç është drejtuesi i automjejtit, i cili është ndaluar menjëherë nga policia. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur arsyet e këtij aksidenti.