Elbasan, burri tenton të vrasë ish- bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ndërsa burri tenton të vrasë ish bashkëshorten. Ndërkaq, Indrit Meta, 30 vjeç ka tentuar të vrasë ish gruan e tij 27 vjeç, Luljeta Muça. Mesa duket, konflikti ka qënë i hershëm, pasi të dy bashkëshortet janë grindur për fëmijët e tyre. Fshati Gjural kthehet në një vend krimi, ku dëmtimet dhe pasojat nuk kanë qënë të lehta.
Mësohet se Indrit Meta ka tentuar të qëllojë ish- bashkëshorten me thikë, por nuk ia ka dalë dot mbanë, dhe më tej ka provuar me një grantë. Në një lidhje telefonike per “Ora News”, korrespodenti ynë theksoi se granata e hedhur në drejtim të ish bashkeshortes Muça, e ka dëmtuar rende. Tashmë forca policie ndodhen në vendgjarje per te hetuar më tej për këtë akt të rëndë.